“Me Sokolin”, ceremoni në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta të Sokol Olldashit
Me një ceremoni të veçantë është përkujtuar 1-vjetori i ndarjes nga jeta të Sokol Olldashit.Një vit pas ndarjes nga jeta, një këngë vjen si një krijim miqsh, me të cilin Sokol Olldashi, ndantë pasionin për muzikën, kitarën dhe poezin.Në darkën "me Sokolin", miqtë e tij, u rrekën të ndajnë, çka ata kanë mundur, nga miqësia e kujtimet por dhe eksperianca politke me Sokol Olldashin.Për Astrit Patozin, Koli, nuk kishte një ëndërr.“Sokol Olldashi nuk kishte një ëndërr. Ai kishte disa. Kush mendon se dëshira e tij e vetme, apo më e forta, ishte që të ngjitej, nuk ka kuptuar asgjë prej Sokolit. Ai, jo vetëm e dinte, por e kishte provuar nën lëkurë se në këtë botë ndodh shpesh, që mund të fitosh duke humbur, por edhe mund të humbasësh, duke fituar. Dhe, po ashtu, se të gjitha gjërat e mëdha nisin gjithmonë nga një ëndërr e vogël. Por ndryshe nga ëndërrimtarët depresivë, që mbyten në trishtimin e vet, Sokol Olldashi ndiqte me një logjikë gati perfekte pasionet e tij, duke jetuar me entusiazëm cdo cast.”Sot sipas tij ai i mungon qeverisë, edhe pse e ka kryeminsitrin, i mungon opozitës edhe pse e ka kryetarin.“Nuk besoj se do habitej njeri po të thoja se në një farë mënyre, i mungon edhe qeverisë, ndonëse ajo e ka një kryeministër. Dhe, natyrisht, që i mungon tmerrësisht shumë Partisë Demokratike, megjithëse ajo e ka një kryetar.”Genc Ruli, foli për një dimension tjetër të Sokol Olldashit, foli për mikun e shtrenjtë, ironikun, batutaxhiun por dhe idhnakun.Nata "me Sokolin" mblodhi bashkë familjen tij miqtë e tij të poltikës, miqtë e tij të muzikës, gazetarët dhe të gjith ata që fati deshi që rrugët t’i kryqëzohen me Sokol Olldashin, i cili prej një viti rron i gjallë në kujtimet e tyre.