BE për fëmijët shqiptarë: Trafikimi dhe papunësia ende problem
Shqipëria është ende një burim për trafikimin e fëmijëve, ndërsa papunësia, kryesisht tek të rinjtë mbetet në nivele të larta.Kështu e sheh vendin tonë, ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin, e cila rekomandoi gjetjen e e mënyrave të tjera të të menduarit dhe të vepruarit për femijët në Shqipëri."Shqipëria është e ngarkuar me probleme specifike për moshën tuaj. Ju duhet të përfitoni nga ato që ofrohen. Është e rëndësishme që të kuptoni e kjo nismë, do të ju krijojë mundësinë për një arsim më të mirë, dhe në bashkëpunim me qeverinë të ketë më shumë mundësi për punë.Ju do të jeni gjenerata e re e liderëve në vend. Ju duhet të jeni konkurues. Shqipëria është një vend unik, pasi shumica e shqiptarëve janë nën moshën 29 vjeç dhe kjo e bën vendin tuaj ndër më të rinjtë dhe ky është një burim për ju, por edhe një sfidë gjithashtu".Ministrja e Arsimit Nikolla kërkoi krijimin e një marrdhënie të re mes nxënësve, prindërve dhe shkollës."Ju realisht jeni e ardhmja dhe qe te kujdesemi per te ardhmen tuaj, ne duhet te fillojme të punojme në të tashmen…"Nga ana e saj, Antonella Scolamiero, shefja e UNICEF në Shqipëri theksoi se Europa është shndërruar në një forcë drejtuese, lidere e të drejtave të fëmijëve.Deklaratat u bënë në një panel me rastin e 25-vjetorit të Konventës së të Drejtave të Fëmijëve.