Ja pamjet e para të Julian Sinanajt. Banda e Tritolit del në gjyq

Shfaqet për herë të parë Julian Sinanaj, vrasësi me pagesë i akuzuar për disa krime të rënda që kanë tronditur vendin.Nën masa të rrepta sigurie Sinanaj ka dalë para trupit gjykues, së bashku me të akuzuarit e tjerë Marjon Mitro, Albin Mexhaj, Andon Mëhillaj dhe Dritan Gjokona.Paraditen e sotme, i veshur me një xhup të bardhë, me syze dhe me pranga në duar, Julian Sinanaj hyri në sallën e gjyqit me pranga në duar dhe i shoqëruar nga dy policë.Me cilësinë e statusit të të penduarit ai nuk është ulur mes hekurave ku ishin ulur të pandehurit e tjerë, por jashtë.Kjo është hera e parë që Julian Sinanaj shfaqet para kamerave që prej arrestimit të tij. Deri tani nëpër media qarkullonte vetëm një fotografi e vogël pasaporte ku Julian Sinanaj, i akuzuar si killer me pagesë shfaqej i imët.Por gjyqi për të ashtëquajturën Banda e tritolit është shtyrë që në seancën e parë.Para togave të zeza dolën 5 nga 7 të pandehuri. Seancës i mungoi biznesmeni Ilir Karçini, për të cilin vrasësi me pagesë Julian Sinanaj ka rrëfyer se kishte porositur vrasjen e biznesmenit Piro Bare.Ndërkaq Genis Mëhillaj është ende në kërkim nga policia i akuzuar si anëtar i kësaj bande.(Video: Momenti kur banda e tritolit del në Gjykatë) [caption id="attachment_425453" align="alignnone" width="705"]julian-sinanaj-dje-dhe-sot Julian Sinanaj, sot ne gjykate, dhe ne te djathte fotoja qe u publikua per here te pare ne momentin e arrestimit[/caption]15 akuza kanë formuluar prokurorët e çështjes për serial-killerin Sinanaj ku i janë faturuar dy vrasje si dhe një sërë atentatesh me lëndë eksplozive.Ndihmësi i killerit, Ndriçim Gjokona, akuzohet për 7 vepra penale ndër to vrasja dhe pjesmarrja në grup kriminal.6 akuza janë formuluar për kushurinjtë Genis dhe Andon Mëhillaj,të akuzuar si porositës të disa ngjarjeve mafioze në Vlorë.[caption id="attachment_425433" align="aligncenter" width="655"]Në foto Andon Mëhillaj dhe Albin Meksaj në sallën e gjyqit Në foto Andon Mëhillaj dhe Albin Meksaj në sallën e gjyqit[/caption]Ata kanë porositur vrasjen e shtetasve Sokol Veizi dhe Agron Çela si dhe kanë paguar Julian Sinanajn për të vendosur në shtepinë e ish-kreut të PD-së Vlorë, Ardian Kollozi.Marjon Mitro do të gjykohet për tre vepra penale. Prokuroria ka mundur të faktojë se ai ka poprositur atentatin e mbetur në tentativë ndaj ish-prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi.[caption id="attachment_425435" align="aligncenter" width="655"]Në foto Marjon Mitro në sallën e gjyqit Në foto Marjon Mitro në sallën e gjyqit[/caption]Dervishit iu vendos lëndë eksplozive në makinë. C4 u pikas gjatë kohës kur mjeti po hynte në Kryeministri. Mbi biznesmenin e gazit Ilir Karçini, Krimet e Rënda kanë ngritur një akuzë, atë të sigurimit të kushteve për të kryer vrasje .Karçini dyshohet se do të paguante serial-killerin 150 mijë euro për vrasjen e konkurentit të tij Piro Bare. Ndërsa mbi Albin Mexhaj është ngritur akuza e trafikimit të armëve, pasi ky shtetas i shiste armet Julian Sinanajt.

Kërkesa për gjykim ndaj Julian Sinanajt dhe 6 bashkëpunëtorëve të tij