Mustafa i LDK-së ndan përgjegjësitë me Thaçin e PDK-së për qeverinë
Pas arritjes së marrëveshjes mes Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës të mërkurën në mbrëmje, Kryeministri i ardhshëm i vendit, Isa Mu stafa, i është drejtuar qytetarëve nëpërmjet një postimi në Facebook.Kryetari i LDK-së ka vendosur të tregojë disa detaje rreth marrëveshjes së koalicionit me PDK-në, e cila u diskutua dhe u arrit edhe në praninë e presidentes së vendit, Atifete Jahjaga dhe Ambasadores së Shteteve të Bashkuara, Trejsi Xhekobson.Edhe pse nuk janë përcaktuar ende detajet e marrëveshjes, Mustafa pranon se qeveria e re do të drejtohet nga LDK, ndërkohë që ndarja e përgjegjësive në të gjitha nivelet do të jetë e barabartë.Kryeministri i ardhshëm konfirmon se takimi me Thaçin u realizua vetëm pas aprovimit të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së që të negociohet me të gjithë spektrin politik, dhe sidomos pas deklaratave të AAK-së për koalicionin paszgjedhor.Gjithsesi ai nuk harroi të falenderojë partnerët e koalicionit paszgjedhor, veçanërisht kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj, për përpjekjet e bëra për formimin e institucioneve të reja të vendit.Sipas Mustafës, vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe kriteret e përcaktuara për mandatimin e qeverisë së re e bëri të pamundur përfundimin me sukses të këtij koalicioni.Në postimin e tij në rrjetin social, Mustafa pranon se programi dhe detajet e strukturave të qeverisë do të përcaktohen në ditët në vijim, e më pas do të miratohen nga organet e LDK-së.