Lezhë, i riu gjendet i varur në bodrum, policia: Vetëvarje nga depresioni

Trupi i pajetë i një të riu është gjetur në bodrumin e një pallati në lagjen “Besëlidhja” të Lezhës.Kanë qenë banorë të zonës të cilët kanë pikasur viktimën të varur në kolonën e pallatit, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë për ngjarjen.Këta të fundit kanë mbërritur menjëherë në vendin ku u gjet i riu dhe pas rreth një ore kanë bërë të mundur edhe identifikimin e viktimës. Ai është shtetasi Gledian Ndoci, 33-vjeç, nga fshati Ungrej i Lezhës, ku nga hetimet e para të policisë mendohet të jetë vetëvarur.Kjo duke ju referuar edhe faktit se ai është gjetur me një litar në qafë, i cili i ka shkaktuar edhe vdekjen.Trupi i viktimës është dërguar në morgun e spitalit të Lezhës për t’iu nështruar ekspertizës mjeko-ligjore, ndërsa në lidhje me ngjarjen janë njoftuar edhe familjarët e viktimës.Këta të fundit po merren në pyetje nga grupi hetimor në lidhje me ngjarjen, ndërsa është bërë e ditur se ata kishin humbur kontaktet më të që prej ditës së djeshme.Uniformat blu kanë bërë të ditur se 33-vjeçari mund ta ketë kryer vetëvrasjen mbrëmjen e së mërkurës.Viktima Gledian Ndoci kohët e fundit kishte shfaqur shenja depresive dhe kjo dyshohet të jetë bërë shkak për të marrë vendimin ekstrem duke i dhënë fund jetës duke i vetëvarur.