Lezhë, përplaset me makinën, humb jetën drejtuesi i motorçikletës

Aksidentet rrugore kanë marrë një tjetër jetë mëngjesin e sotëm. Ngjarja është regjistruar në qytetin e Lezhës, ku drejtuesi i një motorçiklete me targë SH 105 A ka humbur jetën pas përplasjes me një tjetër automjet.Viktima është Arif Gjetja, ndërsa aksidenti bëhet e ditur se ka ndodhur në vendin e quajtur kryqëzimi i Rrilës.Policia e mbërritur në vengjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit, ndërsa ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit tip “Opel” që u përplas me motorçikletën, shtetasin Mark Nikolli.