Strazimiri: Në shesh jo për të rrëzuar qeverinë, për të treguar që s’jemi dele
Kanë mbetur vetëm pak ditë nga protesta e 22 nëntorit kundër qeverisë dhe opozita apelon qytetarët të dalin në protesta për të ndalur revanshin e kësja qeverie.Sipas Genti Strazimirit ka me mijëra arsye për të dalë në shesh që gjithësesi ai nuk e përkthen si largim të kësaj qeverie, duke thënë se opozita nuk ka ende një ofertë."Nuk janë mbajtur premtimet, janë mashtrime….asnje nga premimet e dhëna nga Rama nuk është mbajtur, përkundrazi. Ka bërë të kundërtën. Protesta synon të mbledhë e ringjallë ndjeshmërine qytetare, përpara se të jetë vonë, përpara arrogancës dhe shtetit ligjor. Ai është arrogant, fyes e mospërfillës.Besoj se kjo është një arsye për t’iu thënë qytetaRëve të tregojmë sot se ne nuk jemi një tufë delesh, që gënjehemi në këtë mënyrë, ne nuk jemi nga ata që nga momenti që na ke gënjyer dhe na ke marrë votën, thua po shihemi pas katër vjetësh ndërkohë unë do të vjedh pak dhe ju do të varfëroheni shpejt.Është Kryeministri i parë i qeverisë së vetme në një vend që zgjidhet në mënyrë demokratike që gënjen në 100% të premtimeve që ka dhënë. Jemi shumë herët për tek oferta, sëpari duhet të ndalemi tek mashtruesit” tha ai.Por sa në faj e ndjen opozita veten që prej muajsh, qëndron jashtë sallës së parlamentit dhe çfarë ka të vërtetë në zërat se opozita do ulet në poltronat e parlamentit pas 22 nëntorit?“ Këtu nuk është çështja ka apo nuk ka kohë, kohën opozitës nuk ja jep zoti Meta dhe asnjë prej atyre që sot përmes mashtrimit të 23 qershorit padrejtësisht drejtojnë Shqipërinë dhe paligjshmërisht drejtojnë Shqipërinë dhe varfërojnë çdo ditë shqiptarët.Bojkotimi i parlamentit ka qenë i detyruar nuk ka qenë vendim i dëshiruar prej nesh. Sigurisht që ka qenë një vendim i dhimbshëm, një vendim i detyruar, nuk besoj se kemi pasur alternativë tjetër dhe besoj se kemi bërë gjënë e duhur”.