Rezoluta, Basha: PPE në krah të opozitës dhe qytetarëve shqiptarë
Takimet ne Bruksel dhe rezoluta e një ditë me parë e Partive Popullore Europiane, kanë shtuar bindjen e kryedemokratit Lulzim Basha, se aksioni opozitar i 1 viti i PD-së, ka qenë i drejtë.“Rezoluta e PPE konformon pa asnjë mëdyshje drejtësinë e betejave dhe qëndrimeve tona politike përgjatë më shumë se një viti në Kuvend dhe jashtë Kuvendit” tha Basha.Rezoluta e miratuar prej grupimit me influencën më të madhe në Bashkimin Europian i ka shërbyer Lulzim Bashës, për t'i treguar aletavë Rama-Meta, se po qeverisin në kundërshti me atë që presin shumica e vendeve të Unionit dhe kjo mund të ketë pasoja në rrugën europiane të Shqipërisë.“Duke i bërë thirrje dyshes Rama-Meta të reflektojnë dhe të veprojnë pa u vonuar për të bërë të tyren, për tu sprapsur nga ky kurs i gabuar dhe me kosto të lartë për vendin dhe qytetarët shqiptarë dua të informoj sot zyrtarisht shqiptarët se rezoluta e PPE, është rezoluta e një partie që ka shumicën në Parlamentin Europian, ka Presidentin e Këshillit dhe Komisionit.PPE dhe anëtarët e saj qeverisin shumicën e shteteve të BE, qëndrimet e PPE reflektojnë politikat dhe qëndrimet e qeverive në fjalë. Shqipëria në Europë nuk mund të ketë asnjë shans pa Europën, e aq më keq kundër Europës”.Dy ditë para protestës së 22 nëntorit për aksionet e qeverisë që sipas demokratëve rëndojnë shqiptarët, Lulzim Basha, këmbënguli se kjo nuk është protestë opozitare, por protestë kombëtare.“Le të shërbejë kjo thirrje nga Brukseli për të sinkronizuar aksionin tonë të gjërë qytetar, jo vetëm opozitar por qytetar. Dhe si një thirtrje e shtuar për të zbritur në sheshin “Skëndërbej” të shtunën në orën 12:00 për ta bërë zërin e çdo shqiptari të dëgjohet, për ti thënë jo shpërfilljes”.Prej ditësh, Kryedemokrati ka zhvilluar takime në të gjithë Shqipërinë, për të mobilizuar qytetarët në protestën e 22 nëntorit.