Gjendja e vështirë ekonomike, Arvizu pyet Ministrat e PD: Nëse s’është përgjegjësia juaj, e kujt është?

Shqipëria është një rrëmujë e madhe. Kreu i diplomacisë amerikane në vendin tonë, Aleksandër Arvizu, vlerëson se 24 vite demokraci si nën qeverisjen e majtë ashtu edhe 8 vite të së djathtës, lënë shumë për të dëshiruar, duke parë situatën aktuale të vendit.I ftuar në "Tonight Ilva Tare", Arvizu ka adresuar kritika të ashpra ndaj ish-Ministrave të Financave dhe Ekonomisë së PD-së, të cilët në gjykimin e tij janë përgjegjës direkt për situatën e brishtë të ekonomisë së Shqipërisë.“Ka probleme kudo. Vetëm në dy vitet e fundit të qeverisë së shkuar, detyrime të borxhit, si % e prodhimit të brendshëm bruto është rritur në nivele shumë të pashëndetshme. Dhe kur shikoj disa prej ligjvënësve të PD-së, nuk kam asgjë kundër zotit Bode, Sherefedin Shehut apo Florian Mimës. Por kur shikoj ata mendoj si mund të jeni ju shumë kritik kur ju keni kontribuar në këtë klimë ekonomike të pashëndetshme. Nëse nuk është përgjegjësia juaj, e kujt është?”Në këtë konktekst, Ambasadori amerikan operacionet e ndërmarra nga qeveria Ram-Meta, i sheh të domosdoshme, sidomos atë për energjinë, që sipas Arvizusë është një turp i madh për çdo shqiptar.Arvizu vlerëson gjithashtu prioritet e qeverisë për zhvillimin ekonomik, por thekson se zhvillimi i industrisë fasone apo bujqësisë nuk mund të bëjnë ndryshimin e ekonomisë.“Ne mbështesim turizmin, bujqësinë, fasonët por këto nuk janë ato që do ta ndyshojnë ekonominë. Është e nevojshme të kesh investitorë të huaj seriozë këtu, perëndimor europianë dhe amerikanë. Dhe nuk ka shumë prej tyre. Ne po përpiqemi që të sjellim disa prej tyre që të vijnë dhe ata kanë shprehur interes”.E për thithjen e këtyre të fundit, arma kryesore është përmirësimi i klimës së biznesit, me një nivel sa më të ulët korrupsioni.Duke komentuar të dhënat e fundit mbi korrupsionin në vend, Ambasadori është i bindur se nuk ka rritje të tij me qeverinë Rama, por edhe nëse është ulur s’di ta thotë.Në "Tonight Ilva Tare", Arvizu komentoi edhe dosjet e shumëpërfoluara nga Prokuroria për hetimin e zyrtarëve të lartë.Lidhur me çështjen Fullani dhe vjedhjen e BSH, Arvizu është i mendimit se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin, por askush nuk duhet të bëhet "kokë turku" për shkak të mungesave të ligjit apo të tjerëve.Pjesë nga intervista e Ambasadorit amerikan në "Tonight Ilva Tare"Ilva Tare: Operacionet e qeverisë, si e keni vlerësuar ju këtë klimë të qeverisë për vendosjen e shtetit ligjor, ka pasur teprime siç pretendojnë qytetarët?Aleksandër Arvizu: Kjo qeveri ka trashëguar një situatë shumë të vështirë ekonomike, ata kanë një popullatë me pritshmëri shumë të lartë. Shqipëria e ka nisur nga një bazë shumë e ulët që prej rënies së Enver Hoxhës, kemi parë shumë përparime. Por kur shikon vendosjen e shtetit ligjor dhe diversifikimin e ekonomisë ka qenë me të vërtetë e tëmerrshme.Ndoshta në ’90 mund të justifikohej se ka pasur një periudhë pasigurie dhe kemi pasur disa vite të qeverisjes së socialistëve zotin Nano, zotin Meta dhe zotin Majko, 8 vite të zotit Berisha dhe të PD dhe tani ja ku na shpie këtu në 2013 dhe e shihni është vërtetë një rrëmujë. Ka probleme kudo. Vetëm në dy vitet e fundit të qeverisë së shkuar, detyrime të borxhit, si % e prodhimit të brendshëm bruto është rritur në nivele shumë të pashëndetshme. Dhe kur shikoj disa prej ligjvënësve të PD, nuk kam asgjë kundër zotit Bode, Sherefedin Shehut apo Florian Mimës. Por kur shikoj ata, mendoj si mund të jeni ju shumë kritik kur ju keni kontribuar në këtë klimë ekonomike të pashëndetshme. Nëse nuk është përgjegjësia juaj, e kujt është?Kështu që qeveria ka shumë punë përpara saj. Ata kanë realizuar disa prej reformave kyç. Energjia është jashtëzakonisht kritike sepse është qesharake përqindja e humbjeve në sistem, teknike ose jo teknike. Është vërtet jo e qëndrueshme dhe e turpërueshme. Çdo shqiptar duhet të turpërohet dhe çdo shqiptar duhet ta duartrokasë qeverinë që po bën atë që po bën. Por a po bëhet në mënyrë efektive, në mënyrë metodike, kjo është një pyetje më vete. Mendoj që ne kemi nevojë të shikojmë sesi do të mbulohet kjo.Por është e rëndësishme që qeveria po përpiqet të diversifikojë dhe kam vërejtur që kanë hedhur vëmendjen tek zhvillimi i turizmit, industria e fasonëve, e bujqësisë dhe ne plotësisht e mbështesim këtë. Një zonë ku qeveria duhet të fokusohet përveç reformës në energji janë gjithashtu investimet e drejtëpërdrejta të huaja sepse Shqipëria është një vend i vogël dhe pjesa e brendshme është shumë e dobët. Ne mbështesim turizmin, bujqësinë, fasonët por këto nuk janë ato që do ta ndyshojnë ekonominë.Është e nevojshme të kesh investitorë të huaj seriozë këtu, perëndimor europianë dhe amerikanë. Dhe nuk ka shumë prej tyre. Ne po përpiqemi që të sjellim disa prej tyre që të vijnë dhe ata kanë shprehur interes. Çfarë do të shikojnë ata? Do të shikojnë klimën e biznesit, do shohin kompani që kanë qenë për një periudhë këtu. Jam inkurajuar kur kam parë disa javë më parë indeksin për zhvillimin e tregëtisë dhe dukej sikur Shqipëria kishte bërë një hap pozitiv dhe kjo është pozitive.Ilva Tare: Mendoni se është ulur apo është rritur niveli i korrupsionit në Shqipëri me ardhjen e qeverisë së re?Aleksandër Arvizu: Nuk jam familjar me këtë raport. Korrupsioni është shumë i vështirë që të kapet dhe nuk kam përshtypjen që është përkeqësuar, por sa është përmirësuar nuk është e qartë. Por qartazi nuk është përkeqësuar, jo.Ilva Tare: Po punën e Prokurorisë, në dosjet që janë dorëzuar për luftuar korrupsionin e zyrtarëve të lartë të qeverisë së mëparshme dhe të kësaj qeverie, si e shihni?Aleksandër Arvizu: Ndonjëherë kam këtë imazh dhe besoj se të gjithë e kemi parë. Kemi parë karikaturat e një personi që duket sikur është mbytur nga gjithë këto çështje, dosje të mëdha që janë vendosur në një tavolinë. Ne kemi folur me zotin Llalla dhe prokurorë të tjerë në raste të shumta. Kemi pasur bashkëpunim të shkëlqyer në disa fusha përfshirë luftëtarët e huaj. Po flasim për pritje të lartë që prokurorët do të lëvizin me shpejtësi mbi disa prej këtyre çështjeve të korrupsionit. Duhet gjetur balanca mes të lëvizurit me shpejtësi mbi diçka dhe të qënit i përpiktë dhe të pasurit e një çështje që qëndron ligjërisht. Shqipëria është një vend i vogël dhe prokurorët janë persona që vëzhgohen shumë.Para dy ditësh ka ndodhur aksidenti tragjik që ka përfshirë një këngëtar të njohur, zotin Kondi. Ka shumë shkëmbime sesa shpejt u përgjigj ambulanca. Kam lexuar që zyra e Prokurorit ka nisur hetimet për këtë çështje dhe disa njerëz kanë thënë mirë dhe duhet ta bëjnë. Por ka pasur shumë njerëz që kanë pyetur: po për dikë tjetër që nuk është Dr. Flori, zoti anonim apo zonja anonime, njerëz që janë diku në fshatra dhe duhet të përballen me këtë neglizhencë dhe shërbim të dobët në mënyrë të përditshme?Ilva tare: Po për dosjen Fullani, si i keni parë hetimet?fullani nishaniAleksandër Arvizu: Qartazi ka disa gjëra këtu. Së pari vjedhja e parave, dhe kjo ka qenë e pafalshme. Është turp i madh. Qartazi kanë kapur disa të dyshuar duke supozuar se po vazhdon dhe hetimi. Ka qenë dhe arrestimi i Fullanit, Golemit. Kam lexuar akuzat që u janë bërë.Jam konsultuar me shumë ekspertë ligjor dhe shumë persona më kanë thënë të flasësh për neglizhencë, por nuk kanë parë vërtetë çështje penale këtu. Nuk duhet të lejojmë që politika të mund të hyjë në këto hetime. Nëse është një çështje penale apo civile duhet bërë sipas ligjit. Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin, por askush nuk duhet të bëhet si "kokë turku" për shkak të mungesave të ligjit apo të tjerëve.Pjesë nga intervista e transkriptuar: Enveri Monstër. Qeveria duhet të vendosë se çfarë duhet bërë për ligjin e lustracionit