Vjedhja e BSH, shtyhet gjyqi për 15 të pandehurit, mungonin avokatët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Nëntor 2014, 11:54
Shtyhet që në seancën e parë proçesi gjyqësor për të akuzuarit për vjedhjen e Bankës së Shqipërisë.Mungesa e avokatëve mbrojtës të të pandehurve Mehdi Marku dhe Mehdi Molla ka çuar në shtyrjen e seancës së parë gjyqësore për 15 të pandehurit.Të gjithë të pandehurit kanë qenë të pranishëm në sallën e gjyqit, por pasi u konstatua mungesa e dy avokatëve mbrojtës, trupi gjykues vendosi shtyrjen e gjyqit për datë 27 nëntor.15 të pandehurit mes të cilësve dhe ish-drejtori i Thesarit të Bankës së Shqipërisë Dorian Çollaku( në foto) akuzohen për shpërdorim detyre, që ka çuar në vjedhjen e 713 milionë lekëve nga Ardian Bitraj.