Arvizu: Idetë që shpreh Nishani nuk janë gjithmonë të tijat

Për ambasadorin e SHBA-së presidenti Bujar Nishani është njeri i mirë por ndodhet në një pozitë të vështirë; i intereson vendi por jo gjithmonë idetë që ai thotë janë të tijat.Komentin për kreun e shtetit- i cili në qershor të 2012 u zgjodh president me 73 votat e PD-së (atëherë në pushtet, sot në opozitë), ndërkohë PS, (atëherë në opozitë sot në pushtet), nuk mori pjesë në votim-  ambasadori  i SHBA-së i bëri në studion e "Tonight Ilva Tare" në "Ora News" mbrëmjen e 19 nëntorit 2014.Ilva Tare: Si e vlerësoni rolin e Presidentit në marrëdhëniet që ka me maxhorancën dhe qasjen me problemet kryesore të vendit përfshi dhe në Reformën në Drejtësi.Aleksandër Arvizu: Mendoj se të gjithë e dimë që ka një pozicion të vështirë. Kam folur privatisht në disa raste. E kam thënë dhe publikisht, dhe kur ka qenë ministër i Brendshëm dhe i Drejtësisë kemi pasur marrëdhënie të shkëlqyera. Ai është një njeri i mirë dhe i intereson vendi. Është në një pozitë të vështirë. Mendoj se idetë që ai shpreh nuk janë gjithmonë të tijat.Ilva Tare: Po të kujt janë?Aleksandër Arvizu: Mendoj se e e dimë përgjigjen. Ai ka një veprim të rëndësishëm balancues. Ai është ai që është. Unë jam inkurajuar që e kam parë në shumë takime, javët e fundit, veçanërisht me kryeministrin, kryetarin e kuvendit dhe kryetarin e opozitës.Nuk mendoj se ka pasur njoftime për shtyp por pikëpamja e përgjithshme ka qenë se kanë folur për personin që do të ndjekë zotin Fullani, si Guvernator i Bankës. Mendoj se kjo është një shenjë e mirë ndonëse nuk kanë arritur marrëveshje por flasin me njëri tjetrin.Pjesë nga intervista e transkriptuar: Enveri Monstër. Qeveria duhet të vendosë se çfarë duhet bërë për ligjin e lustracionit  /sg/Oranews.tv/