Reforma në Drejtësi, Arvizu: Qeveria të mos abuzojë me maxhorancën. Opozita me konsensusin

Ambasadori i SHBA-së ka një mesazh të qartë për qeverinë dhe opozitën sa i takon Reformës së Drejtësisë: Qeveria duhet të marrë kohë por nuk ka nevojë të zvarrisë.Të mos abuzojë me maxhorancën, ndërsa opozita abuzon termin konsensus më shumë se ç’duhet.I ftuar mbrëmjen e 19 Nëntorit në studion e "Tonight Ilva Tare" në RTV "Ora News", pyetjes a duhet bërë reforma e drejtsësisë pa praninë e opozitës?Ambasadori iu përgjigj: Secili duhet të luajë një rol, kryeministri, kryetari i kuvendit, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Brendshme, KLD dhe opozita. Të gjithë duhet të luajnë një rol. Është në rregull të sfidojnë haptazi por sa seriozë jeni ta bëni. Ne nuk mund të dimë sa është suksesi por dështimin mund ta dallojmë shumë shpejtë.Inkurajimi ynë për qeverinë ka qenë që ju mbështesim. Është e rëndësishme të merrni një qasje të matur. Ju keni nevojë të jenë përfshirës në qasjen tuaj që nënkupton të merreni me opozitën por edhe me shoqërinë civile. Nuk ka nevojë ta zvarrisni, por të merrni kohën.Mesazhi për opozitën, ka qenë shumë interesant se disa ambasadorë dhe unë kemi zhvilluar një drekë të gjatë me ministrin Bushati dhe kemi pasur konsensus 100 % se opozita ka një rol kyç. Eshtë e rëndësishme për qeverinë që ka një maxhorancë, të mos abuzojë me këtë maxhorancë por të përdorë përpjekje të mirëfillta në mënyrë që të shkojë tek opozita dhe ta inkurajojë të marrë pjesë.Por ka dhe një mesazh për opozitën. Opozita abuzon me termin konsensus më shumë se ç'duhet. Më vjen keq, por pjesa më e madhe e qeverive demokratike nuk operojnë në bazë të konsensusit. Ka fitues, ka dhe humbës. Fituesit janë në pushtet, por çelësi është si sundohen ata.Ndërhyn Ilva Tare: Sa e dëgjojnë alternativën dhe vërejtjet që ka opozita!Arvizu: Saktësisht bukuria e të pasurit zgjedhje demokratike është se në 2017 ky është një faktor kyç që votuesit shqiptar do e marrin parasysh. Nëse qeveria bën një punë të dobët atëherë do të ketë konseguenca ditën e votimit. Por nëse opozita nuk është e kujdesshme, ata mund ta gjejnë veten tek partia e tretë, pra LSI. Kjo është bukuria e demokracisë përfaqësuese.Në zgjedhjet e 23 qershorit të gjithë e kanë nënvlerësuar inteligjencën  dhe vullnetin e votuesve shqiptarë. Unë mendoj se votuesit shqiptarë kujdesen mirë për vetveten. Ndërsa unë përgatitem të largohem nga Shqipëria kjo është diçka që më bën të ndihem mirë. Them se ata e kanë me të vërtetë të qartë të ardhmen e tyre.Pjesë nga intervista e transkriptuar: Enveri Monstër. Qeveria duhet të vendosë se çfarë duhet bërë për ligjin e lustracionit