Teatri Kombëtar, mungesa e restaurimit dhe shirat shkaktojnë dëme

Shirat e dendur  kanë shkaktuar probleme të shumta edhe në teatrin Kombëtar sipas drejtorit Hervin Çuli. Por nuk patëm mundësi për të filmuar brenda skenën pasi regjisorja Sesilja Plasari po bënte provat për shfaqjen e saj.“Pjesa më e degraduar dhe më problematike është pjesa e skenës. Ne kemi ambiente si garderopa qe dje kanë qenë të mbushura me ujë. Ky është një institucion në emergjiencë”Drejtori  Çuli kërkon më shumë vëmendje të shtetit edhe pse tashmë është një projekt i ministrisë së Kulturës për restaurimin e teatrit Kombëtar.Teatri Kombëtar po punon për vënien në skenë të Premierës "Liri në Bremen" ku pas shumë viteve rikthehet në skenë aktori Ndriçim Xhepa.Premiera Shfaqet kete fundjave ne datat 22 dhe 23 Nentor në orën 19.00.