Arvizu në 'Tonight Ilva Tare': Enver Hoxha monstër, bojkoti dëmtoi opozitën

Kritik ndaj Kreut të Shtetit, qeverisë Rama për disa vendime jo transparente, por edhe Opozitës për bojkotin e tejzgjatur, ambasadori amerikan në Tiranë Aleksandër Arvizu ka përcjellë mesazhet e tij për të gjithë. Në Tonight Ilva Tare Arvizu e konsideroi një monstër diktatorin Enver Hoxha dhe fyerje për shqiptarët provokimet me fotot e tijAmbasadori Amerikan Aleksadër Arvizu, nuk ka kursyer vlerësimet për punën e qeverisë Rama deri më tani, por as kritikat, se me një sërë vendimesh, nuk po tregohet transparente.I ftuar në "Tonight Ilva Tare", të Ora News mbrëmjen e 19 nëntorit,  për t’i përcjellë aleatëve Rama e Meta se duhet të reflektojnë në këtë pikë, Ambasadori zgjodhi një shprehje të veçantë:"Vendimet shpesh herë janë shumë të ngadalta. Jo gjithmonë kanë qenë transparente.”Duke mbetur tek ekonomia, Arvizu, lakoi emrat e të djathëve, që sipas tij kanë përgjegjësi për këtë situatatë“Kur shikoj disa prej ligjvënësve të PD-së, nuk kam asgjë kundër zotit Bode, Sherefedin Shehut apo Florian Mimës. Por kur shikoj ata mendoj si mund të jeni ju shumë kritik kur ju keni kontribuar në këtë klimë ekonomike të pashëndetshme. Nëse nuk është përgjegjësia juaj, e kujt është?”Krydiplomati amerikan i këshilloi opozitës rikthimin në Kuvend."Mendoj se denoncimi në mënyrë konstante, shumë prej tyre të ekzagjeruara dëmtojnë kredibilitetin e opozitës dhe ky bojkot ka qenë dëmtues."Deri edhe në tone ironike, ambasasdori amerikan nuk e kurseu deklaratën për Kreun e shtetit, Bujar Nishani.Aleksandër Arvizu: "Ai është një njeri i mirë dhe i intereson vendi. Është në një pozitë të vështirë. Mendoj se idetë që ai shpreh nuk janë gjithmonë të tijat."Ilva Tare: Po të kujt janë?Aleksandër Arvizu: Mendoj se e e dimë përgjigjenPak orë pasi e cilësoi fotografinë e Enver Hoxhës si fyerje për shqiptarët në festimet e 70 vjetorit, Arvizu nuk nguroi ta cilësonte Enver Hoxhën si monster"Ka qenë një monstër që ka sjellë vetëm vuajtje të parrëfyeshme për miliona shqiptarë. Është e rëndësishme ta kujtojmë rolin historik të tij në Shqipëri por nuk asgjë për ta glorifikuar."Duke u ndalur tek reforma në drejtësi Ambasasdori amerikan, këmbënguli:“Eshtë e rëndësishme për qeverinë që ka një maxhorancë, të mos abuzojë me këtë maxhorancë por të përdorë përpjekje të mirëfillta në mënyrë që të shkojë tek opozita dhe ta inkurajojë të marrë pjesë."Por ka dhe një mesazh për opozitën."Opozita abuzon me termin konsensus më shumë se ç’duhet. Më vjen keq, por pjesa më e madhe e qeverive demokratike nuk operojnë në bazë të konsensusit. Ka fitues, ka dhe humbës. Fituesit janë në pushtet, por çelësi është si sundohen ata.”Në fund të një bisede prej më shumë se 60 minutash përballë gazetares Ilva Tare ambasadori amerikan, tha se e dinte se fjalët e tij kanë lënë një shije jo të mirë tek disa politikanë, megjithatë:“E di që kam thënë disa gjëra ndoshta përfshi të sotmen. Kam bërë disa njerëz të pakënaqur dhe kjo gjë nuk më ka shqetësuar kurrë. Nuk kam humbur asnjëherë nga gjumi im prej kësaj sepse gjithmonë jam përpjekur të jem i drejtë e i balancuar. A kam bërë gabim? Sigurisht kam bërë por gjithmonë ka qenë me një qëllim të mirë dhe duke pasur parasysh përfaqësimin e SHBA-së në mënyrë dinjitoze."............Pjesë nga intervista e transkriptuar: Enveri Monstër. Qeveria duhet të vendosë se çfarë duhet bërë për ligjin e lustracionit