Bujqësia, Meta: Investimi në këtë sektor siguron rritje ekonomike
Në buxhetin e 2015, prioritet ka bujësia dhe veçanërisht investimi në sera, të cilat kryetari i Kuvendit Ilir Meta gjatë përurimit të një biznesi bujqësor, ndryshe nga vitetet e tjera e quajti mbështetje të mençuar që ndikon në rritjen ekonomike.“Tani ka ardhur koha për t’i kthyer sytë të gjithë nga bujqësia, nga blektoria, nga peshkimi sepse janë resurse të jashtëzakonshme për një rritje më të madhe ekonomike të vendit. Është thënë që bujqësia është shtëpi pa çati, por bujqësia me sera është shtëpi me çati, ndaj dhe mbështetja e investimit sidomos përsa i takon ndërtimit të serave është dhe duhet të mbetet një prioritet i jashtëzakonshëm. Le të japim mbështetjen e plotë për bujqësinë, blektorinë, për peshkimin sepse në këtë mënyrë kemi dhënë mbështetjen më të mençur për një rritje më të lartë ekonomike të vendit”, tha Meta.I pranishëm në takim, ambasadori i Izraelit David Cohen mbështeti paketën e re në bujqësi dhe e cilësoi atë një avantazh për agrikulturën dhe bujqësinë në terësi.“Kam dëgjuar paketën e re të prezantuar nga ministri Edmond Panariti dhe jam plotësisht dakord për ato që parashikohen dhe sidomos me avantazhin që ka agri kultura. Mendoj se të shkosh përtej traditës, pra të bashkosh prodhimin tradicional me atë teknologjik është një arritje e madhe. Në vendin tim edhe në tuajin shpresoj se do të kemi fermerë më të pasur që rrisin produkte të reja dhe me cilësi të lartë.”Meta u bëri thirrje fondacioneve dhe sipërmarrësve shqiptarë t’i kthejnë sytë nga bujqësia, pasi sipas tij nuk ka investim më të sigurt sidomos në sera, ku momentalisht produktet shqiptare janë të kërkuara në tregjet ndërkombëtare dhe norma e fitimit është e lartë.