Gjermania hap zyrë rekrutimi ushtarake, nevojë për personel të kualifikuar
Tre vjet pasi Gjermania hoqi shërbimin e detyrueshëm ushtarak, ministrja e Mbrojtjes Ursula Von Der Leyen thotë se vendi ka nevojë emergjente për personel të kulifikuar.Gjatë inaugurimit të zyrës së rekrutimit, të cilën ushtria e quan një ekspozitë unike në zemër të Berlinit, Von Der Leyen tha se vendndodhja e saj nuk ishte rastësore dhe shtoi se i mirëpret protestat antiushtarake të cilat po ndodhnin në kohën e ceremonisë."Është e rëndësishme që ushtria gjermane të tregojë të gjitha avantazhet e saj, por edhe të përballet me kritikat që i bëhen. Unë do të isha e kënaqur që protetsuesit jo vetëm të bërtisnin, por edhe të vijnë këtu për diskutime. Jam e lumtur që numri i aplikantëve është rritur dhe madje është rritur interesi i vajzave për të punuar në ushtri.”Më 1 korrik të vitit 2011, Gjermania zyrtarisht shfuqizoi rekrutimet, me qëllim uljen e forcave ushtarake nga 65,000 në 185,000 ushtarë.Të rinjtë brenda qendrës thonë se forcat e armatosura ishin një opsion joshës. Natali, Berlineze thotë se do ti bashkohet marinës dhe këtë zgjedhje e shikon interesante, kurse Cindy Reinhard mendon se puna në ushtri të ofron siguri.Drafti është prezantuar që në kohën kur Gjermania ishte e ndarë, në pjesën perëndimore të saj, në vitin 1957. Në Gjermaninë Lindore, të rinjtë ishin të detyruar të kryenin shërbimin ushtarak që nga viti 1962, një vit pas ndërtimit të Murit të Berlinit. Gjermania Lindore dhe ajo perëndimore u bashkuan në vitin 1990 dhe që atëhërë ushtria e bashkuar quhet Bundesver.