Shkodër, Dani: 3.5 mln lekë për të përballuar emergjencat nga moti i keq

Ministria e Brendshme ka akorduar një fond prej 3.5 milionë lekësh për të përballuar situatën e emergjencave nga moti i keq në qytetin e Shkodrës. Lajmin e ka bërë të ditur Pëllumb Dani, Shefi i Emergjencave Civile në këtë qytet në një lidhje direkt për Ora News.“Ministria e Mrendshme ka fondin e saj dhe ka akorduar një fond prej 3.5 milionë lekësh, e cila do të përballohet për emergjencat e këtij fundviti-tha Dani-Ky është fondi i parë që jepet për këtë vit për Prefektin e Qarkut për emergjencat”, ka deklaruar Dani.Ndryshe nga vitet e tjera, qyteti i Shkodrës i ka shpëtuar përmbytjeve dhe sipas shefit të emergjencave civile, kjo fal ndërhyrjeve që janë bërë në argjinaturat e lumenjëve.“Fatmirësisht këtë herë Shkodra nuk është prekur nga përmbytja e reshjeve, kjo falë ndërhyrjeve që janë bërë në argjinatura. Njihen zonat që janë të rrizikuara nga përmbytura, por ndërhyrjet kanë bërë që mos ketë përmbytjet. Janë marrë masa edhe në logjistike në rast rrziku.”