Deputetet e mazhorancës të shqetësuar për funksionimin e shëndetësisë
Deputetë të mazhorancës kanë ngritur shqetësimin në lidhje me situatën në të cilën ndodhet shëndetësia në Shqipëria.Deputeti Paulin Sterkaj ka ngritur si problem tarifat e larta që duhet të paguajnë qytetarët për vizitat në spitale, por edhe kalimi i pacientëve nga një doktor në tjetrin.Ndërsa kreu i Komisionit të Ekonomisë ka ngritur si shqetësim cilësinë e ujit dhe ushqimit që konsumojnë qytetarët.Por ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj u shpreh se tashmë po funksionon një trup inspektuese.Paulin Stërkaj: Fatkeqësi e madhe është kur një doktor specialist e orjenton në një spital mik, privatIlir Beqaj: Do t’ja financojmë 100% edhe kur ta kryejë në spitalin privat, për cdo paketë që do të miratojmë dhe do të kostojmë. Do të shkojmë drejt shuarjes së konceptit të sigurimit. Funksionon Inspektoriati Shëndetësor Shtetëror, ka për detyrë të zbatojë protokollin dhe rregullat mjekësore qendrat shëndetësore publike dhe jo publike.Erjon Braçe: Po kur do marrin fund realisht që një mjek në spital të adreson në një klinikë private, të tijën, të mikut të tij, të shokut të tij..Anastas Angjeli u shpreh se shëndetësia ka për më shumë fonde.“Ju këtu tani na thoni që me këto që kam, çdo gjë do të vejë në rregull, kur ne e dimë se çfarë shëndetësie trashëguam, çfarë situate trashëguam.”Deputeti Koço Kokëdhima ndërkohë ka debatuar me ministrin, por ndërkohë edhe me kreun e Komisionit të Ekonomisë në lidhje me përgjigjet e ministrit Ilir Beqaj.“Zoti ministër edhe një fjali kam vetëm . Jam shumë i pakënaqur nga përgjigjet që dhatë këtu. Shpresoj që punën ta bëni shumë më mirë sesa përgjigjet që jepni këtu.”Biznesi fason ka shkaktuar debate midis deputetëve të PS dhe LSI në komisionin e ekonomisë dhe të financave.