Kurbin, ura që i mori jetën shtyu varrimin e të riut, trupi transportohet me kamion
Kurbin-Ura që i mori jetën 22 vjeçarit Liman Balloku, u bë pengesë dhe për zvarritjen me disa orë të përcjelljes së tij për në banesën e fundit. Drama njerëzore kaloi dhimbjen e fatkeqësisë. Shembja e saj vonoi varrimin e të riut, trupi i të cilit u transportua me një kamion përmes lumit.Të ardhur nga larg të afërmit e një prej tre viktimave të motit të keq, prej orësh u bllokuan pak kilometra nga shtëpia e të riut, por në pamundësi për të mbërritur aty, për shkak të eliminimit të urës së vetme lidhëse të fshatit Vinjoll.Liman Balloku, i rritur në një familje të varfër me dy vëllezër në burg, rrugëtoi për disa kilometra drejt banesës së tij, por tashmë mbi supet e të afërmëve, brenda një arkivoli. I riu do të përcillet të enjten për në banesën e fundit.[caption id="attachment_425242" align="alignright" width="640"]
Në foto: Trupi i viktimës duke u transportuar me kamion[/caption][caption id="attachment_425211" align="alignright" width="640"]
Në foto: Ura Skurajt e shembur pas reshjeve të djeshme[/caption]