FOTOLAJM/Përleshje në protestat e Athinës, policia përdor gaz lotjellës
Dhjetëra mijëra persona marshuan në protestën e anti-masave shtrënguese në Athinë për të shënuar përvjetorin e revoltës së përgjakshme studentore të vitit 1973 kundër Juntës ushtarake në pushtet.Përleshjet shpërthyen në fund të marshimit, ku policia lëshoi gaz lotsjellës për të shpërndarë grupet e protestuesve të cilët sulmuan me shkopinj dhe gurë.Protestuesit i vunë flakën kazanëve të plehrave dhe forcat e sigurisë nisën ndjekjen e tyre përgjatë rrugëve të kryeqytetit grek.Protesta vjetore shënon kulmin për grekët që protesojnë kundër politikave të qeverisë, të lodhur dhe të zemëruar në këto vite krizë ekonmike, ku borxhi i Bashkimit Europian dhe i Fondit Monetar Ndërkombëtar vulosi edhe shkurtimin e pagave dhe pesnioneve të tyre.Studentët, punëtorët dhe pensionistët mbanin flamuj në duar dhe këndonin përballë Ambasadës amerikane në një nga protestat më të mëdha të kohëve të fundit. Ata akuzojnë Shtetet e Bashkuara për mbështetjen në diktaturën ushtarake të viteve 1967-1974.Në pankartat e tyre shkruhej poshtë qeveria, poshtë Bashkimi Europian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, jo shkurtimeve.Greqia doli nga një recesioni gjymtues gjashtë-vjeçar këtë vit, por kriza ekonomike ka lënë mijera njerëz të papunë, duke ulur standartet e jetesës në një nivel të paparë në historinë e tyre moderne.Opozita kryesore, partia Siriza kundër masave shtrënguese, tashmë ka rritur mbështetjen e saj në popullin grek, kurse qeveria përpiqet të qetësojë popullin se nuk do të kenë më nevojë për borxhe dhe do t’ia dalin vetë.Rreth 7 000 policë u vendosën në kryeqytet për të patrulluar marshimin dhe pjesa më e madhe e qendrës së qytetit ishte mbyllur.
