Vjedhja e energjisë në Elbasan, shteti borxhliu më i madh ndaj OSHEE
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Nëntor 2014, 19:16
Elbasan - Aksioni i OSHEE-së ka mbledhur në prefekturën e Elbasanit, krerët e institucioneve vendore.Nëndrejtori i policisë, teksa prezantoi punën në terren theksoi se blutë mbështesin aksionin e OSHEE-së për të vënë shkelësit përpara ligjit.Aktualisht u është ndërprerë enrgjia elektrike 1043 abonentëve familjarë dhe bizneseve në Elbasan, ndërkohë që problem mbetet mosshlyerja e faturave nga institucionet shtetërore.Kreu i prefekturës u ka kërkuar drejtuesve vendor që të shlyejnë faturat e energjisë elektrike të institucioneve që përfaqësojnë si dhe të verifikojnë punonjësit e tyre që të jenë në rregull në shlyerjen e detyrimeve ndaj OSHEE-së.