Blloku çahet në mes, Haradinaj nuk e pranon Isa Mustafën si Kryeministër
Kosovë- Posti i Kryeministrit duket se do të ndajë partnerët e koalicionit LDK-AAK-Nisma, pasi as Lidhja Demokratike e Kosovës dhe as Aleanca për Aedhmërinë e Kosovës nuk heqin dorë nga udhëheqja e Qeverisë.LDK edhe një herë ka shprehur qëndrimin se qëndron pranë vendimit të Kryesisë së partisë për të marrë postin e Kryeministrit, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.Por nga ana tjetër edhe AAK nuk dëshiron të heq dorë nga marrëveshja e 10 qershorit, sipas së cilës Ramush Haradinaj është nominuar Kryeministër. Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Arban Abrashi, argumenton se është shumica në kolicionin e bllokut, ajo që i jep të drejtë Lidhjes Demokratike të marrë postin e Kryeministrit."Siç e dini është vendim i kryesisë së LDK-së që LDK-së t'i takoj pozita e Kryeministrit pasi që ka edhe shumicën në këtë koalicion dhe ne mbetemi pranë këtij qëndrimi. Në qoftë se AAK merr ndonjë qëndrim tjetër, apo lëviz ne do të konsultohemi me strukturat tona", tha Abrashi.I pyetur se cili do të jetë vendimi i tyre nëse AAK vendos të krijojë tjetër koalicion me të tjerë partnerë, Abrashi thotë:"Është vendim i AAK-së, nëse ata mendojnë që mund të bëjnë, ose gjejnë partner tjerë, mund të shkojnë...Ne nesër kemi mbledhje të kryesisë, do të bisedojmë edhe për këtë qëndrim të AAK-së dhe do të marrim qëndrim...Nuk duam të spekulojmë, pasi ende ka hapësirë për marrëveshje", u shpreh Abrashi.Duke komentuar akuzat e zyrtarëve të AAK-së mbi këtë çështje, Abrashi thotë se janë thjesht individuale.Megjithatë, LDK-ja pritet të mbaje nesër mbledhjen e Kryesisë, në të cilën do të diskutohen të gjitha detajet dhe do të vendoset rreth kësaj çështje tashmë delikate të bllokut.