Varfëria dhe droga largon nxënësit nga shkolla, 85% e pinë për tu dukur

Përdorimi i lëndëve narkotike dhe braktisja e shkollës për shkak të kushteve të vështira ekonomike, janë dy problemet kryesore me të cilat ndeshen sot të miturit.Të dhënat e raportit “Save the Children” tregojne se 85% e nxënësve, veçanërisht djemtë, shtyhen të përdorin substanca narkotike kryesisht nga nevoja për t'u dukur dhe nga kureshtja.Ndikimi i shoqërisë dhe konfliktet në familje, janë gjithashtu disa nga shkaqet pse fëmijët i drejtohen përdorimit të drogës.Shqetësimet kryesore të identifikuara nga fëmijët në sondazh kishin të bënin me faktin që më shumë se 60% e fëmijëve thonë që numri i përdoruesve të substancave narkotike ka tendencë të rritet vazhdimisht, 53% e fëmijëve thonë që paratë për të blerë drogën sigurohen nëpërmjet vjedhjes, marrjes së parave borxh apo shitjes së drogës.Këta të mitur që u përfshinë në anketim u bënë thirrje prindërve të jenë më të vëmendshëm ndaj tyre.“ Të gjithë ne sëbashku të lobojmë e të luftojmë fort për të drejtat tona, problemet tona dhe gjithçka që na cënohet. Nuk është e lehtë, por të gjithë duhet të luftojmë për veten tonë, e mbi të gjitha për të rinjtë që përfaqësojmë, sepse një ditë do të jemi ne në krye të shoqërisë”.Por dhe braktisja e shkollave, sidomos për arsye ekonomike, janë një tjetër problem që duhet të ketë vëmendje.“Unë kam dhe një histori timen të veçantë. Duke ndihmuar shokun tim të ngushtë, emri i tij ishte Andi. Ishte fëmijë problematik gjatë klasës së shtatë, tetë. Por në klasën e tetë, nga gjysma e semestrit të parë filloi të linte shkollën. Bisedimet qenë të shumta, duke u afruar në ambientet ku rrinte, arritëm nga semestri i dytë që ai të kthehej në shkollë”.Për realizimin e këtij raporti janë angazhuar grupet e drejtuara nga fëmijët nga qëndrat e “Save the Children”, të cilët anketuan 450 fëmijë në 12 shkolla.