Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, nis me zbatimin e premtimeve

Presidenti i sapozgjedhur i Rumanisë, Klaus Iohannis, i kërkoi parlamentit heqjen e ligjit të amnistisë së korrupsionit.Kjo është lëvizja e parë dhe shumë e shpejtë e tij për mbajtjen e premtimeve elektorale, duke qetësuar gjithashtu edhe Bashkimin Europian mbi alarmin e korrupsionit të lartë në vend.Iohannis do të betohet si Presidenti në dhjetor, pas fitores së thellë dhe të papritur ndaj rivalit Viktor Ponta, një rezultat që do të mbajë lart tensionin mes palëve në pushtet.Me origjinë etnike gjermane dhe me një fushatë të mbështetur nga dy partitë e qendrës së djathtë, Iohannis fitoi lehtë balotazhin, duke ardhur në krye të një vendin me shumë probleme. Në një konferencë për shtyp në Budapest, Iohanis shprehet:"E kuptova shenjën e dhënë nga qytetarët rumunë. Ky është një sinjal i fuqishëm për mua dhe për klasën politike. Unë do të vazhdoj partneritetin me aleatët tanë strategjikë si SHBA dhe rolin tonë në aleancën e NATO-s dhe Bashkimin Europian”.Por përpos rrezikut që mund të sillte Viktor Ponta, i kritikuar gjerësisht për korrupsionin e lartë në vend, analistët shprehin shqetësimin se Iohannis mund të rrisë tensionet politike në një nga vendet më të varfra të Evropës. Analisti Mircea Marian thotë:"Kjo ishte një fitore e plotë dhe surprizuese, veçanërisht duke pasur parasysh dallimin e madh mes të dy kandidatëve. Unë mendoj se ndryshimi erdhi nga votat jashtë vendit. 300.000 rumunë votuan dhe dhanë një shenjë të jashtëzakonshme që ekziston nevoja për ndryshim në vend. Pjesëmarrja ishte tepër e lartë, kjo tregon se njerëzit janë të lodhur nga korrupsioni dhe udhëheqja pa vlera”.Kurse banorët shprehen të kënaqur me fitoren e Iohanis.“Është shumë shumë mirë që ka fituar Iohannis . Le të shohim një mënyrë tjetër të të menduarit dhe një lidership ndryshe”."Unë mendoj se ai është një njeri i ndershëm dhe do të përmbushë çdo premtim të dhënë gjatë fushatës. Është njeri i veprimit dhe për këtë kemi nevojë”.Bashkimi Evropian ka ngritur shqetësime në lidhje me një dështim të mundshëm në luftën për korrupsion në Rumani, por edhe në Bullgari, të cilat janë dy vendet më të varfra të zonës Shengen që pas hyrjes në BE në vitin 2007.