Rama për fotot e Enverit: Diversantët e të fandaksurit, e shkuara e vendit

Tiranë- “Të vdekurit me të vdekurit, të gjallët me të gjallët”. Ky ka qenë reagimi i Ramës pas zhurmës që fotot e dikatorit Enver Hoxha bënë sot në ceremoninë e 70 vjetorit të çlirimit të Tiranës, ku ishin të pranishëm Kryeministri dhe kreu i Kuvendit Ilir Meta.Në rrjetin social fb, Rama shpreh keqardhje për të paftuarit që futen si diversantë nëpër turmat e aktiviteteve përkujtimore të çlirimit, për të ngritur fotografitë e Enver Hoxhës.Por jo më pak keqardhje, Kryeministri shpreh edhe për të fandaksurit, që sipas tij kapen pas fotografive të Enver Hoxhës, për të bërë luftë politike.“Të dyja palët janë e shkuara e këtij vendi, i cili s’ka kohë për të humbur me marrëzitë e tyre!” shkruan Rama.Më herët, deputeti Edi Paloka dënoi ceremoninë qeveritare me fotot dhe koret e diktatorit Hoxha në 70 vjetorin e çlirimit të Tiranës.“Me Enver Hoxhën në sfond, Edi Rama dhe Ilir Meta, provokuan sot të gjithë shoqërinë tonë, dhe plagët e saj më të dhimshme të periudhës së shkeljes brutale të dinjitetit njerëzor, të plagëve të urisë që solli dikatori në këtë vend për më shumë se 40 vite.Kjo duhej të ishte dita për të bashkuar gjithë shqiptarët pavarësisht preferencave politike, në nderim të të rënëvëe, në nderim të luftës së tyre, por Edi Rama zgjodhi kursin e përcarjes, duke provokuar e duke baltosur sakrificat më të larta njerëzore që u bënë në emër të lirisë dhe kombit”.Fotot e diktatorit Enver Hoxha dhe brohorimat në emër të tij janë dëgjuar sot paradite në mes të kryeqytetit në 70 vjetorin e çlirimit të tij.Veteranët e luftës mbanin në duar foto të Enver Hoxhës por edhe pankarta në të cilat shkruhej “Rroftë Partia Komuniste”.Ndërsa kryeministri dhe kryetari i kuvendit po vendosnin kurorat me lule para bustit dhe bënin nderimin e rastit, të vendosur mes turmave që kishin shkuar për të qenë pjesë e homazheve.