36 milionë njerëz në të gjithë botën jetojnë si skllevër, kryeson India

Afërsisht 36 milionë njerëz në mbarë botën, ose 0.5% e popullësisë globale jetojnë si skllevër, sipas një studimi të kryer nga organizata anti-skllavërisë Walk Free. Sipas këtij studimi, India ka numrin më të madh të skllevërve, kurse Mauritania ka përqindjen më të lartë.Raporti i përcakton si skllevër personat që i nënshtrohen punës së detyruar, skllavërisë së borxhit, trafikimit, shfrytëzimit seksual për para apo edhe personat që i nështrohen martesës së detyruar.Raporti përdor termin skllavëri në kuptimin modern të tij dhe jo në kuptimin tradicional të fjalës ku njerëzit trajtoheshin si pronë.Në vitin 2012, Organizata Ndërkombëtare e Punës vlerësoi se gati 21 milion njerëz ishin viktima të punës së detyruar, me prova skllavërie në të gjitha 167 vendet e anketuara.Afrika dhe Azia përballen me sfidat më të mëdha të eleminimit të skllavërisë, ndërsa në Europë fenomeni është më pak i përhapur.Sipas raportit, më shumë se 14 milionë njerëz jetojnë si skllevër në Indi, pastaj vjen Kina me më shumë se 3 milion skllevër, e ndjekur nga Pakistani dhe Uzbekistani.Rusia renditet e pesta, me skllavërim të njerëzve në sektorin e bujqësisë dhe ndërtimit. Kurse në raport me popullsinë, Mauritania ka skllavërinë më të lartë, me 4 për qind.Indeksi Global u botua për herë të parë vitin e kaluar, ku Britania e Madhe është në mesin e 10 vendeve që kanë marrë masa kundër skllavërisë.Mauritania - 4%Uzbekistan - 3.97%Haiti - 2.3%Katar - 1.36%India - 1.14%