Protesta për emigrantët, Roma i kthehet qetësisë pas trazirave të së shtunës
Rrugët ishin të qeta të hënën në zonën Tor Sapienza, në lindje të Romës, ku banorët javën e kaluar organizuan një protestë kundër emigrantëve, duke i akuzuar këta të fundit për trafik droge dhe ngacmime në rrugë.Gjatë ditëve të protestave të ashpra, ndërtesa në të cilën strehohen rreth 70 persona, përfshirë edhe italianë të pastrehë, u dëmtua dhe autoritetet u detyruan të evakuojnë fëmijët nga qendra.Autoritetet e Romës janë akuzuar për neglizhencë në zonat periferike të kryeqytetit italian, ku kriza ekonomike e këtyre viteve ka ulur të ardhurat në familje, ka shkurtuar shërbimet publike dhe ka lënë qindra mijëra persona pa punë.Edhe pse dhuna në Romë nuk mund të krahasohet me atë të periferisë së Parisit në vitin 2005, gjendja me të cilën po përballen italianët e varfër në shumë qytete të vendit ka alarmuar autoritetet italiane.Gjatë protestave të së shtunës në Tor Sapienza, demostruesit kanë sulmuar emigrantët me gurë, mbeturina dhe fishekzjarre. Protesta u mbështet edhe nga disa politikanë të djathtë dhe gjtihashtu nga ata që janë kundër emigrantëve.Kryebashkiaku i Romës, Ignazio Marino, u përball me turmën e zemëruar teksa vizitoi zonën të premten. Ndërkaq banorët e zonës shprehen se emigrantët duhet të zhvendosen në një tjetër zonë.Filippo Stolfi thotë se ata gjatë natës qëndrojnë lakuriq në dritare, hedhin plehrat nga ballkonet,çfarë janë këta njerëz, egërsira?Në mëngjes kur shkoj në punë duhet të shoh në trotuar plehrat që ata kanë hedhur. Ministri i Brendshëm, Angelino Alfano, paralajmëroi të shtunën se zonat e varfra të Romës, larg nga qendrat historike të njohura për miliona turistë, janë të mbingarkuara.Më shumë se 100.000 emigrantë kanë mbërritur në Itali nëpërmjet detit nga Afrika vetëm këtë vit, duke nxitur pakënaqësi tek shtresat e varfra dhe gjithashtu kanë rritur mbështetjen e partive anti-emigrantëve, siç është ajo e Lega Nord.