Punimet artizanale, në qarkun e Kukësit, të trashëguara brez pas brezi
Kukës - Punime të përgatitura nga artizanët e Kukësit, Hasit e Tropojës, janë ekspozuar në Qendrën e Informacionit Turistik me larmishmëri ngjyrash përmes sixhadeve, qylymave, kostumeve popullore duke treguar se trashëgimia e lënë nga të parët, vit pas viti po transmetohet më së miri brez pas brezi.Fama e Qarkut të Kukësit për traditën artizanale të sixhadeve dhe qilimave ka depërtuar deri në perëndim.Kryetari i Qarkut të Kukësit, Ibsen Elezi, vlerësoi se panairi i Trashëgimisë Kulturore do të nxisë zejtarët dhe artizanët për ruajtjen e traditës.Punimet artizanale në Kukës janë transmetuar ndër breza nga gratë dhe vajzat kuksiane, që datojnë që në kohën ilire.Leshi përdorej në prodhimin e veshjeve dhe të gjitha pëlhurave që i nevojiteshin një shtëpie.Në ruajtjen e traditave të artit popullor kanë ndikuar shumë faktor, mes të cilëve edhe "izolimi" që kishte rajoni i Kukësit, për shkaqe edhe infrastrukturore.