Çekia shënon 25-vjetorin e shembjes së komunizmit, çekët kundër afrimit me Rusinë
Çekët shënuan 25-vjetorin e rënies së komunizmit në Pragë të hënën më marshime protestues, por kësaj radhe kanë nxjerrë kartonët e kuq ndaj Presidentit, duke e qëlluar edhe me vezë.Teksa Presidenti, Milosh Zeman, priti krerët e vendeve fqinje si Polonia, Hungaria, Gjermania dhe Sllovakia për të shënuar ceremoninë e rastit në kështjellën e Pragës, shumë persona u mblodhën jashtë duke protestuar pasi e akuzojnë atë për afrim me Moskën, fuqia e së cilës ka dominuar vendin e tyre gjatë periudhës 1948-1989.Shumë njerëz u mblodhën në pjesë të tjera të kryeqytetit , por edhe në qytete të ndryshme, duke ndezur qirinj në përkujtim të revolucionit të kadifenjtë 25 vjet më pare, i cili shembi sistemin komunist dhe solli në pushtet disidentin Vaslav Havel.Njerëzit mbushën rrugët e Pragës dhe pikërisht në frontin e Narodni Tridas, ku nisën edhe protestat e revolucionit të kadifenjtë në vitin 1989."Unë jam një protestues nga Narodni Trida në vitin 1989, dhe ky flamur është një kujtim për mua, sepse kam qenë në ato demonstrata, thotë Peter, banor i Pragës dhe veteran i revolucuionit të paqtë.Kurse Marta, një tjetër banore, thotë se situata aktuale është problematike, duke u shprehur se po kujtojnë revolucionin e 25 viteve më parë, por janë aty edhe për tu shprehur kundër politikave të qeverisë aktuale.Zeman ka mbrojtur Rusinë, duke dalë kundër Bashkimit Europian në vendosjen e sanksioneve për implikimin e saj në konfliktin e Ukrainës.70- vjeçari fitoi zgjedhjet vitin e kaluar dhe ende gëzon mbështetjen e rreth gjysmës së votuesve.