Aksioni për energjinë, Didi: Po rikthehemi atje ku kontrolluam, e kanë rilidhur

Tiranë- Këtë fillim jave, statistikat për aksionin kundër vjedhjes së energjisë, për publikun i ka komunikuar vetë administratori i OSHEE Arben Seferi me në krah kreun e policisë së shtetit Artan Didi.Dy zyrtarët e lartë theksuan se aksioni dhe puna në terren vazhdon me rezultate konkrete, duke u shoqëruar me arrestime. Por ndryshe nga javët e shkuara, duke se policia ka kryer kontrolle sërish në ato subjekte të kontrolluara më herët."Kemi kryer kontrolle edhe ne zona te kontrolluara me pare ku jane konstatuar raste te rilidhjes. Ne keto raste eshte proceduar gjithnje me arreste ne flagrance"tha Didi."Me keqardhje do thosha se ka tentativa per rilidhje nga abonente te ndryshem. I bej thirrje qe nuk do te shpetojne nga policia" u shpreh Seferi.Didi bëri publike edhe statistikat e aksionit të policisë së shtetit."Gjate javes qe lame pas ne te gjithe vendin jane arrestuar 108 persona dhe jane shpallur ne kerkim 38. Per 41 prej tyre eshte marre mase sigurie arrest me burg , per 7 arrest shtepie, per 38 detyrim paraqitje".Aksioni kundër vjedhjes së energjisë elektrike do të vazhdojë me kontrollet në biznese dhe abonentët familjarë.