Sokol Olldashi, "Qytetar Nderi" i qytetit që i këndoi me kitarë

Durrësi ka nderuar deputetin e ndjerë të dalë nga radhët e tij Sokol Olldashi.I propozuar nga këshilltarë të djathtë, Sokol Olldashit, iu dha titulli "Qytetar Nderi" me motivacionin "Protagonist i mendimit dhe veprimit demokratizues te Shqipërisë gjatë më shumë se dy dekadave, për guxim e qytetari në formulimin dhe promovimin e alternativave te zhvillimit, duke e kthyer modelin e perfaqësimit të vlerave të qytetarisë".I rritur mes Shijakut e Durrësit, gazetari dhe politikani, Sokol Olldashi, u nda nga jeta në një natë me shi, në një aksident rrugor në afërsi të tunelit të Kërrabës.Më 20 nëntor mbushen plot një vit nga aksidenti që i kushtoi jetën.