Korçë, lirohen dy mjekët në liri me kusht, akuzohen për mitmarrje
Gjykata e Apelit ka lënë të lirë dy mjekët e spitalit të Korçës, të akuzuar për mitmarrje.Treshja e gjyqtareve te Apelit, ashtu si shkalla e parë, ka cilësuar fajtor kirurgun Nikolla Nunka dhe reanimatorin Ismail Uzuni, për akuzën e korrupsionit pasiv dhe i ka dënuar secilin me 2.5 vite burg.Por, duke vlerësuar rrethanat dhe personalitetin e të pandehurve, është pezulluar ekzekutimi i dënimit me burg, për një periudhë kushti prej 18 muajsh.Mjekët Nikolla Nunka dhe Ismail Uzuni u arrestuan në tetor të vitit të kaluar, pasi i kishin marrë një qytetari shumën 20 mijë lekë të reja, për kryerjen e një operacioni.Në muajin maj, gjykata e shkallës së parë dënoi me 5 vite burg mjekët, duke i hequr edhe të drejtën e ushtrimit të profesionit për një periudhë 6 mujore.