Shkodër, vrau për kalçeto të riun,“arrest me burg” për 26-vjeçarin
"Arrest me burg" është masa e sigurisë që gjykata e shkallës së parë në Shkodër ka dhënë ndaj Denis Arrilës, autor i dyshuar i vrasjes së 26-vjeçarit Indrit Halili.Seanca gjyqësore ndaj 28 vjeçarit u zhvillua me dyer të mbyllura dhe kryesohej nga gjyqtarja Ermira Dedja.Burime pranë gjykatës bëjnë më dije se autori përmes avokatit të tij ka pranuar krimin dhe ka sqaruar se zanafilla e konfliktit ishte një debat banal mes tij dhe viktimës, ndërsa po luanin në një kalçeto.Në vendin e ngjarjes janë gjetur 12 gëzhoja automatiku model 56, si dhe celulari i viktimës. Indrit Halili u ekzekutua me breshëri automatiku pranë banesës së tij në lagjen "Mehallë e re", mbrëmjen e 5 nëntorit.Mbi Arrilën rëndojnë akuzat për "Vrasje me paramendim" dhe "Mbajtje pa leje të armëve". Pas masës së sigurisë ai është dërguar në burgun e "Shën Kollit" në Lezhë.