Kritikat e Dokles, kundër Ramës për akcizën e pijeve energjike

Deputeti socialist Namik Dokle ka kundërshtuar kryeministrin Edi Rama për heqjen e akcizës për pijet energjike. Duke folur në seancën plenare, Dokle tha se ky vendim ka kosto në buxhetin e shtetit.“Lidhur me akcizën për pijet energjike, unë mendoj që është një gabim i madh që ajo të hiqet. E kemi vënë ne deputetët vitin e kaluar dhe disa rezultate ka pasur. Heqja e saj do të thotë që i hiqet buxhetit një financim i tillë që do të ishte i mjaftueshëm për të rritur disbursimin për 70 mijë diabetikë që ka Shqipëria.Ose heqja e kësaj akcize do të bëjë një minus në buxhetin e shetit që do të mund të dërgonte 2mijë studentë me fondin e ekselencës për të studiuar në të gjitha Universitetet europiane.Prandaj mendoj se duhet gjetur mënyra për ta kapërcyer dhe këtë, për të gjetur zgjidhjen që i shërben njërëzve, jo që i shërben dikujt. Të barazosh një shkrimtar me një hileqar të lojërave të fatit për të cilin u ndërmor një aksion i tërë për ti vënë në mengen e më duket absurde”.Deputeti socialist nuk kurseu kritikat edhe për zërin e investimeve në buxhet.“Relacioni i Këshillit të Ministrave ka në faqen 8 të relacionit, ku flitet për investimet. Nuk është një histori suksesi kjo e investimeve të 2014. Prandaj detyra e qeverisë është të merret shumë më seriozisht me të.E kam dëgjuar shpesh që Ministrat, sidomos në emisionet televizive që thonë ne jemi votuar për të udhëhequr.Po, është e vërtetë, por që të udhëheqësh duhet të parashikosh, që të parashikosh duhet të analizosh dhe ekzaminosh sesi ecën një sektor.Dhe sektor delikat që ne duhet ti kushtojmë vëmendje të madhe është investimi, pa investim nuk ka të ardhme, as ekonomia, as zgjidhja e problemeve sociale që sot ka Shqipëria dhe për të cilat ne kemi ambicien shumë pozitive që të zgjidhim në një kohë sa më të shkurtër”.