Doktor Flori, Rama: Lamtumirë miku im gjenial; Berisha: Muzika në zi

Kryeministri Edi Rama dhe ish-kryeministri Sali Berisha kanë shpehur ngushëllimet për ndarjen e parakoshme nga jeta të këngëtarit Florian Kondi.Rama nëpërmjet një postimi në rrjetin social, duke shprehur keqardhje, shkruan lamtumirë miku im gjenial.“Lamtumirë miku im gjenial…” shkruan kryeministri Rama.

Ndërsa Berisha shkruan se muzika dhe kënga shqiptare sot është në zi.“Sot zi ne kengen dhe muziken tone! Me Doktor Florin kemi humbur nje kengetar vertet te madh, familja njeriun me te dashur. Ngushellime te sinqerta familjes, miqve dhe fansave te panumert te Doktor Florit. Ai mbetet i gjalle ne kengen e tij! Ngushellime!!”
Basha: Trondites lajmi per ndarjen tragjike nga jeta te Doktor Florit
Këngëtari i njohur,Florian Kondi, i njohur me emrin e artit si “Dr. Flori”, u nda nga jeta sot, në orën 10:20.