Sherri për tokën, tre vëllezër plagosen me çifte nga kushëriri, arrestohet

Tre vëllezër u plagosën pas një përplasje me armë brenda fisit në fshatin Vrion të komunës Nikël në Krujë.Konflikti midis kushërinjëve ndodhi për një copë tokë, që pretendohej nga të gjitha palët.Në debat e sipër, pasi situata u tensionua, njëri nga kushërinjtë, Estref Çangu, nxori çiften dhe qëlloi mbi vëllezërit Ali Çangu, Dashamir Çangu dhe Bajram Çangu.Autori Estref Çangu u largua menjëhere nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që tre vëllezërit e plagosur u dërguan për në spitalin e traumave në Tiranë per marrjen e ndihmës mjekësore.Uniformat blu u vune ne levizje dhe vetem pak ore pas ngjarjes, vune ne pranga autorin e plagosjes se trefishte.