Pengoi punën e INUK, gjykata pezullon nga puna efektivin rrugor Klodian Çaushi
Gjykata Rrethit Gjyqesor Lushnje, mbi bazën e kërkesës së Prokurorisë së këtij Rrethi Gjyqësor, caktoi masën e sigurimit personal me karakter ndalues "Pezullim i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik për shtetasin Klodian Çaushi, lindur dhe banues në Poshnjë të Beratit, me detyrë Specialist i Sigurisë Rrugore, komandant toge, me gradën Nënkomisar në Komisariatin e Menaxhimit të Trafikut Interurban Lushnjë, akuzuar për kryerjen e veprës penale të shpërdorimit të detyrës dhe kundërshtimit të punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik.Kërkesa e Prokurorit për caktim masë sigurimi dhe pranimi nga gjykata i kërkesës është bazuar në aktet e veprimeve hetimore të kryera nga strukturat e hetimit të SHKB-së.Specialisti i sigurise rrugore, Klodian Çaushi, me datën 29.01.2013, ka braktisur shërbimin dhe duke abuzuar me autoritetin e punonjësit të Policisë së Shtetit, me automjetin e punës me targë POLICIA, në vendin e quajtur Ura e Kuçit, lumi Seman, ka penguar dhe kundershtuar gjatë kryerjes së detyrës punjonjësit e Drejtorisë Ekzekutive të Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, të cilët kanë qenë duke bllokuar dhe sekuestruar konform ligjit, një automjet pune tip ekskavator, me të cilin punonte në menyre të kundërligjshme xhaxhai i tij, shtetasi Enver Çaushi, mjet i cili ishte në pronesi të babait të të akuzuarit.Struktuarat e hetimit te SHKB-se , perveç faktit të lartpërmendur, vazhdojnë hetimet për të verifikuar dhe vërtetuar disa informacione të tjera që kanë të bëjnë me veprime korruptive të të akuzuarit gjatë kryerjes së detyrës si specialist i sigurisë rrugore.