Nishani takon kryeprokurorin Adriatik Llalla

Presidenti i Republikës Bujar Nishani është takuar sot me prokurorin e përgjithshëm Adriatik Llalla.Takimi u zhvillua në presidencë, ndërsa mendohet se në fokus  te saj të jetë vendimi i Gjykatës së Tiranës për t`i dhënë pafajësinë dy të akuzuarve për ngjarjet e 21 Janarit.Ndërkohë më herët, kryeprokurori Adriatik Llalla u takua me ambasadorin e SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu i cili vlerësoi punën e prokurorisë për hetimin e ngjarjes së 21 Janarit.Pritet që pas takimit të ketë një deklaratë për shtyp të kryeprokurorit dhe të presidentit për temat e bisedimeve.