G 20, përqafimi me koalën i lidërve botëror
Pavarësisht zbutjes së tensioneve mes udhëheqësve të 20 vendeve më të industrializuara të botës para fillimit të samitit të Australisë, e gjithë vëmendja ka qenë te presidenti rus, Vladimir Putin, dhe kriza në Ukrainë.Kryeministri Australian, Toni Abot, u prezantoi Putinit, Obamës dhe të tjerëve kafshën e dytë simbol të vendit të tij, koalan. Pavarësisht tensioneve, të gjithë nuk ngurruan të qeshnin ndërsa përqafonin kafshët e këndshme, të cilat ishin stërvitur që më parë për të qendruar në krahët e njerëzve më të fuqishëm të botës.Megjithatë, të dielën, Putini u largua nga Brisbejni para mbylljes zyrtare të samitit dyditor, me justifikimin se udhëtimi deri në Rusi ishte i gjatë dhe donte të flinte!Edhe pse pranoi se kriza e Ukrainës ka shumë mundësi të zgjidhet shpejt, ai hodhi poshtë pretendimet e perëndimit se ushtria e tij është futur në territorin ukrainas. Megjithatë ai kritikoi Kievin për vendosjen e bllokadës ekonomike për lindjen e vendit. "Mendoj se gjendja në Ukrainë ka mundësi të mira të zgjidhet, duke pasur parasysh gjithmonë interesin e njerëzve që jetojnë atje, përfshi edhe pjesën lindore të vendit", u tha Putini një paneli të zgjedhur gazetarësh.Megjithatë, kritikat e Obamës ndaj Putinit kanë qenë të ashpra. "Nuk mund të pushtosh një vend, apo të mbështesësh kryengritje që mund të ndajnë në dysh një vend demokratik", u shpreh Obama para gazetarëve, due shtuar se sanksionet që i kanë vendosur Rusisë po japin efekt dhe për sa kohë do të jetë kështu, do të mbeten në fuqi.Mjaft i ashpër me Putinin ka qenë edhe kryeministri britanik, Devid Kameron, i cili e paralajmëroi presidentin rus se po e izolon edhe më tej vendin e tij. "Mendoj se qendrimi i bashkuar i Europës dhe SHBA-së ka qenë diçka e mirë. Dhe kemi vendosur që të vazhdojmë të rrisim presionin ndaj Rusisë nëse ajo vazhdon të destabilizojë Ukrainën. Mendoj se Putini e kupton që ndodhet në udhëkryq dhe e di mjaft mirë se ka një rrugëdalje", tha Kameron.Sanskionet e vendeve perëndimoren ndaj Rusisë kanë prekur sektorë si ai i energjitikës, bankave, por edhe individëve të veçantë që kanë lidhje të afërta me Putinin. Dhe deri tani efektet janë të dukshme pasi me rënien e çmimit të naftës, buxheti rus është ngushtuar dhe rubla ka arritur në nivelet më të ulta historike.