Rumani, Viktor Ponta pritet të zgjithet president

Rumani-Në balotazhin e së dielës, kryeministri në detyrë, Viktor Ponta, pritet të fitojë ndaj rivalit me origjinë gjermane, Iohanis.Pavarësisht reformave ekonomike, përplasjet politike me presidentin Basesku, e kanë lënë Rumaninë vendin e dytë më të varfër në BE, pas Bullgarisë, dhe një ndër më të korruptuarit në kontinentSot po mbahet raundi i dytë i zgjedhejve në Rumani, ku kryeministri në detyrë, Viktor Ponta pritet të fitojë ndaj kandidatit të qendrës së djathtë, Klaus Iohanis.Ponta udhëhiqte në raundin e parë 40% me 30% ndaj kandidatit me origjinë gjermane, por sërish nuk siguroi votat e mjaftueshme për të shmangur balotazhin. Ndërkohë që presidenti në detyrë, Trajan Basesku, i cili është edhe rivali i tij më i madh, nuk mund të rikandidojë për shkak se i ka kryer dy mandate.Që kur ka marrë detyrën e kryeministrit dy vjet më parë, 42-vjeçari Ponta ka ndihmuar në rritjen ekonomike dhe qendrueshmëri politike në Rumani, edhe pse vendi është i dyti më i varfër në BE, pas Bullgarisë.Gjithashtu, Rumania është edhe një prej vendeve më nivelin më të lartë të korrupsionit, dhe 55-vjeçari Iohanis ka premtuar se do të sulmojë ashpër pikërisht këtë fenomen, si dhe është zotuar të përforcojë sistemin gjyqësor.Megjithatë kritikët e kryebashkiakut të Sibiut, një qytezë me rreth 155 mijë banorë në Transilvani, e kanë akuzuar se i është shmangur përballjes më Pontan, i cili kryeson sipas sondazheve.Në postin e kryeministrit, Ponta ka pasur shpesh debate të ashpra me presidentin Basesku, dhe kjo i ka hequr mundësinë Rumanisë të ekzekutojë reformat aq të nevojshme në sektorin publik.