Buxheti 2015, Rama krenar për arritjet, LSI fton opozitën nesër në Kuvend

Parlamenti do të diskutojë dhe miratojë të hënën në orën 11: 00, buxhetin dhe paketën e re fiskale për vitin 2015.Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në "Facebook" , ka shprehur krenarinë e qeverisë së tij për vitin e parë, pa fshehur ambicien për vitin e ardhshëm."Nesër diskutojmë buxhetin e ri; krenarë për arritjet e vitit të parë e ambiciozë për një tjetër vit domethënës në rrugën e Rilindjes që duam. Projekti i vitit tjeter besnikerisht ne perputhje me frymen e Rilindjes: Kush ka me shume paguan me shume kush merr me pak paguan me pak!Zerohen ose ulen 15 taksa per nxitjen e prodhimit, konsumit, mbrojtjes mjedisore; falen kamate vonesat per sigurimet ne fshat. Mbeshtetja per bujqesine permes nje pakete financiare afro 100% me te larte se ne vitin 2013, vazhdon rruga e ndryshimit real!"Buxheti është vlerësuar dhe nga Lëvizja Socialiste për Integrim, duke u cilësuar realist dhe i mire orientuar.“Është buxhet kyç sepse është buxheti i një viti që shënjon një orinetim drejt një ekonomie të qëndrueshme, pasi buxheti i vitit 2014 në përmbajtje të të cilit kishte element të emergjencës për arsye të gropës ekonomike, ishte buxhet urë drejt procesit të rimëkëmbjes.Buxheti 2015 rikthen besimin dhe orienton plane afatmesme dhe afatgjata shume më të mirëbazuara e të mirëorientuara”.Nënkryetari, Petrit Vasili, rezervoi dhe një thirrje për opozitën për tu kthyer në parlament, duke e cilësuar si moment për të përmbushur detyrimet e saj para elektoratit.“Maxhoranca u përfshi në diskutimin e buxhetit me përgjegjshmëri maksimale dhe debatoi për çdo zë dhe çdo element të buxhetit duke riorientuar vendosjen e çdo paraje publike me sa më produktivitet.Por është e qartë se debati do të ishte më i plotë dhe s’mund të jetë krejtësisht i plotë pa praninë dhe pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të opozitës, si e ngarkuara nga votat shqiptare për të bërë debatin dhe kritikën konstruktive të buxhetit”, tha Vasili.Por pavarësisht thirrjeve të herë pas hershme, burime pranë Partisë Demorkatike theksojnë se bojkoti do të vijojë, duke i lënë në këtë mënyrë deputetët e mazhorancës të vetëm në parlament për të diskutuar mbi buxhetin.Pr/buxheti 2015 parashikon rritje të ndjeshme të të ardhurave, me rreth 49 miliardë lekë, një rritje modeste të shpenzimeve dhe ulje të defiçitit buxhetor dhe borxhit publik.