“Perspektiva Liberale”, alternativa e Grida Dumës për sektorin ekonomiko-social
Në panairin e librit kordinatorja për marrëdhëniet me publikun në PD, prezantohet me librin “Perspektiva Liberale, 12 ide përtej 2013”. E ftuar në “Ditë e re Weekend”, Duma dregon se kush është alternative e saj për zhvillimin e sektorit ekonomiko-social, duke u nisur nga perspektiva liberale.“Janë 12 sektorë të jetës ekonomike, social dhe politike shqiptare, të cilat në atë tekst janë menduar të kryqëzuar. Një nga problemet që unë mendoj që kemi si vend është fakti se mendojmë se bëjmë reforma në një sektor, por nëse ato nuk harmonizohen janë të dështuara. Pra nga njera anë janë perspektivat liberale të djatha, unë mendoj se vendi bëhët dhe unë kam dhënë një alternative sesi mund të ishte bërja e sektorit ekonomik e social të vendit me një perspektive liberale dhe më të mire”, tha Duma.