Fëmijët në Panair, deri tani numrin më të lartë të vizitorëve
Vizitorët më të shumtë në panairin e 17 të librit ishin fëmijët dhe të rinjtë. Dukë qënë fundjavë edhe prezenca e fëmijëve është më e lartë.Ndryshe nga vietet e kaluara këtë vit janë fëmijët ata që kanë sjellë prindërit pasi ashtu siç ata vetë pohojnë libri duket se e mposhti për pak ditë internetin.Të pyetur nga Ora Neës se cilët janë librat që ata preferojnë më tepër fëmijët nuk janë në një mëndje pasi disa prej tyre preferojnë përrallat, por ka nga ata të cilët edhe pse në moshë të vogël preferojnë libra historikë.Fëmijët janë të moshave të ndryshme dhe duket se libri i afron ata më shumë me personazhet e preferuara të kukullave. Shumë nga fëmijët, leximin e librave e kanë nisur që në ambientet e panairit.Ky panair I 17 ka kënaqur kureshtjen e fëmijëve të grupmoshave të ndryshme të cilët këtë fundjavë ia kushtuan librit dhe jo internetit.