Presidenti Nishani nderon “Mjeshtër i Madh” tre figura të qytetit të Sarandës

Sarandë-Tre figura të qytetit jugor të Sarandës janë nderuar nga Presidenti i Republikës me titullin e lartë "Mjeshtër i Madh".Fillimisht dekorata u dha për mësuesin Vasil Partalin, i cili nuk arriti t'i gëzohej vlerësimit të punës së tij, pasi vetëm një ditë më parë u nda nga jeta, prandaj ky titull iu dorëzua kryebashkiakut Stefan Çipa .Më tej u vijua me dekorimin e aktorit të humorit Theofil Haxhijani dhe të një prej fugurave më të spikatura të krijimit poetik të Sarandës, Agim Mato.Gjatë fjalës së tij Nishani e Vlerësoi qytetin e Sarandës si mbretëreshën e natyrës shqiptare, dhe kampione të turizmit elitar në vend.