Protesta e opozitës, Basha i jep porositë deputetëve dhe krerëve në rrethe

PD ka vendosur seriozisht që t’i përgjigjet me protesta situatës social-ekonomike në vend si sinjal kundër qeverisë së Edi Ramës.Kreu i opozitës, Lulzim Basha në këtë kuadër ka mbledhur të shtunën pasditë deputetët dhe krerët të PD në rrethe, për të vijuar me organizimin e protestës së 22 nëntorit.Burime të Ora News nga mbledhja bëjnë më dije se kryetari Basha i ka kërkuar deputetëve dhe drejtuesve lokalë angazhim intensive për organizimin e protestës dhe në cdo rreth të përforcohen thirrjët që qytetarët të mbushin sheshet dhe për të protestuar kundër qeverisë.Basha porositi deputetët që qytetarët të dëgjohen dhe të ftohen për të protestuar kundër papunësisë, kundër rritjes së taksave, kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike, kundër rritjes së çmimit të naftës.