FMN sot në Tiranë, pritet lëvrimi i këstit të radhës
Fondi Monetar Ndërkombëtar vjen sot në Shqipëri. Misioni do të asistojë në diskutimet për buxhetin dhe paketën fiskale por njëkohësisht pritet që të lëvrohet edhe kësti i radhës prej 26 milionë euorsh i cili duhej të merrej në mes të tetorit.Zv.ministri Ervin Mete ka pranuar se me FMN-në do të vijë për një sërë çështjesh por ka anashkaluar lëvrimin e këstit të radhës.“Po vjen një mision i radhës i FMN, ne kemi pasur misione të shpeshta, qoftë asistence, qoftë konsultimesh me ta. Do të thosha që marrëdhëniet janë shumë të mira. Sigurisht ka debate për një sërë çështjesh, por ne dakortësojmë për vendimet kryesore", u shpreh Mete në një intervistë për Ora News më 15 Nëntor 2015Zv.ministri ka premtuar se brenda këtij muaji do të filloj shlyerja e detyrimeve të prapambetura për bizneset."Ajo që është e rëndësishme të thuhet, dhe mund të përbëjë lajm për teleshikuesit është që pagesa e detyrimeve të prapambetura të pjesës tjetër që ishte parashikuar të paguhej brenda këtij viti, do të fillojë brenda këtij muaji. Pra deri tani janë paguar 260 milionë dollarë. Nga fundi i këtij muaji deri në në fund të vitit parashikohet të paguajnë edhe 90 milionë dollarë, 9 mld lekë, pjesë e 350 milionë dollarëve detyrime të prapambetura që ishte parashikuar të paguanim për këtë vit”, tha Mete.Afati për të marrë këstin e trete të kredisë referuar marrëveshjes ishte 22 tetori por FMN-ja sqaron se shtyrja e afatit nuk përbën problem ndërkohë që lëvrimi i këstit të radhës do të bëhet pas publikimit të raportit të vlerësimit të ekonomisë prej këtij institucioni.Shtyrja e vendimit te bordit te Fondit Monetar per 26 mln eurot nuk përben problem, por ndërkohë po detyron qeverinë që të kërkojë financime në tregun e brendshem dhe po rrit presionin mbi tregun e letrave me vlerë.