E vërtetë apo falso! Paqja e prishur mes qeverisë dhe grupit të PS
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Nëntor 2014, 16:11
Nga momenti kur kreu i grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruçi kritikoi ministrat e qeverisë Rama, u duk se u prish paqja mes qeverisë dhe grupit parlametar të PS. Nën zë ishte folur shpesh për tensione të rënda brenda socialistëve.Nga ky moment, zërat kritik u shtuan. Në komisone deputetët kundërshtuarn hapur ministrat që parakalonin në mbledhje, si për t'i dhënë të drejtë atyre që thonë se PS po bën opozitë brenda vetes.Për kryeministrin, debati brenda llojit është në ADN e socialistëve.Por a është lojë, apo llogaridhënie brenda PS? Në të mirë të qytetarëve, do të ishte mirë qe opsioni i dytë të ishte ai i verteti, kjo në interes të mirëqënies dhe të një qeverie që jep llogari për vendimet që i merr ajo, por që në kurriz, i kanë qytetarët.