Rritja çmimit të energjisë? Bojaxhi: Më parë OSHEE të bëjë transparencë, emërimet politike
Si ish-drejtuesi i institucioniet të KESH Gjergj Bojaxhi ka dhënë mendimin e tij në “Jamais Vu” në lidhje me aksionin e qeverisë dhe rritjen e çmimit të energjisë. (Deklarata per OSHEE-në në minutën e 21-të)Bojaxhi në parim është pro rritjes së energjisë elektrike, por nga ana tjetër thota ai duhet të bëhet edhe transaprencë me kompaninë, gjë cila nuk është bërë.“Ajo që kam vënë re me këtë fushatën e re dhe që më vjen keq është se në atë kohë qëveria ose politika nuk ishte gati dhe kompania ishte gati, tani është e kundërta, politika është gati, por kompania nuk është gati. Kjo është dicka që më vjen keq dhe është një gjë që duhet bërë dhe duhet rregulluar njëherë e mirë.Problemi në Shqipëri nuk është se menaxherët nuk janë të lirë, problemi është se prapa skenave janë duke ngritur kapitale kundër zbatimit të ligjit.Mekanizimi i një institucioni funksionon dhe është vetëm fjala e titullarit që e shpejton apo e ngadalëson atë mekanizëm. Në Shqipëri nuk mund të bësh një punë të mirë pa pasur kosto personale.Mesazhi ishte i fortë nga qeveria, unë nuk e shikoj kompaninë të strukturuar që ta përdorë këtë mbështetje politike, që është më e madhja që ka ndodhur ndonjëherë. Kopania nuk ka burimet njerëzore të menaxhueshme. Mbështetja nga qeveria ka qenë e madhe,e përgëzoj, por do doja ta kishte nisur më parë mbase që nga janari I 2014.Abuzimi ka qenë shumë më i madh nga konsumatori, në terma financiar. Ndërsa tani ekulibri po cohet nga krahu i komponisë. U bë një ndryshim ligjor që kompanisë iu dha e drejta për fatura afrofe, e cila është abusive dhe nuk duhet të inkurajohet. Është një vegël që kompnia në vend ta përdorë në 1% të rasteve po e përdor në 20% të rasteve.Energjia elektrike është një produkt i kontrolluar, por edhe produkti është shumë specifike. Nejemi të ndërgjegjshëm ka shumë zona ku produkti është jashtë standardit dhe tani ai e paguan sikur ka marrë mollë të cilësisë së parë, ndërkohë ka marrë mollën e cilësisë së tretë.Në parim nuk jam kundër rritjes së cmimit të energjisë. Çmimi edhe mund të rritet, por qeveria duhet te identifikojë qarte shtresat,dhe kjo nuk është e sigurtë që është bërë, dhe performancë e kompanisë duhet të jetë më transprarente me publikun sepse nuk ka ndodhur.Në qoftë se duhet të paguajmë më shumë për një sistem më të sigurtë, jam dakord ta bëjmë, por duhet që kompania që menaxhon këtë sistem duhet të jetë në filter para opinionit pubik, dhe kjo kompani nuk është. Mënyra si merr njerëzit në punë është totalisht politike. Eficenca e këtyre e njerëzve është shumë nën standard.Një përqindje e madhe e vjedhjes vjen edhe si pasojë e neglizhencës së kësaj kompanie, dhe jo çfarë vjedhin konsumatorët. Ne kemi parë një presion të madh ndaj konsumatorëve, duhet të jetë, por nuk po shof të njëjtën gjë nga mënyra si po ushtron aktivitetin kompania.”