70-Vjetori i Çlirimit, Qosja: Ngjarje e madhe, Moisiu: Politika e shikon ndryshe
Është fundjavë, por punonjësit e pastrim-gjelbërimit janë duke punuar intensivisht për rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve.Ora News kontaktoi me prefekturën e Tiranës, e cila ka marrë një fond prej 1 milion lekësh për rehabilitimin e varrezave të dëshmoreve. Prefektuara tha se gjithçka do të jetë e sistemuar brenda datës 29 nëntor.E ndërsa rehabilitimi i vendit ku prehen ata që dhanë jetë për atdheunvazhdon, qëndrimet për 70 vjetorin e çlirimit janë të shumta.Në gjykimin e akademikut Rexhep Qosja, kjo duhet të jetë një ditë e madhe për Shqipërinë“70-vjetori i çlirimit duhet të festohet në një mënyrë sa më madhëshotre, është një arritje e Frontit Nacional Çlirimtar”, tha Qosja.Për ish-presidentin Alfred Moisiou, lufta Nacional Clirimtare dhe komunizimi solli pavarësinë e vendit. Por Moisiu thotë se kujtimi i datave 28 apo 29 është parë ndryshe në optikën e politikanëve.“Kjo është festa jonë, por një pjesë e politikanëve bëjnë një gabim, e ngatërrojnë me ato që ndodhën më vonë. Duhet ndarë periudha e luftës me periudhën e mëvonshme të zhvillimeve politike”, tha Moisiu.Për demokartët nderimet për të rënët janë bërë më 28 nëntor, ndërsa për socialistët qëndron dt 29. Pavarësisht këtyre ndasive poltike këtë viti vendi ka fonde të veçanta për të gjitha përgatitjet, ka një logo për këtë përvjetor dhe në anën tjetër rikthimi i natës së bardhë do të sjellë koncerte më madhështore ku do të performoje këngëtarja e njohur britanike Jessie J.