Mësimet virtuale, programi “School Me” për nxënësit dhe mësuesit
Është koha e dixhitalizimit dhe shkollat janë të parat që e përqafojnë këtë risi. Në vend të faqeve të librave që shfletosen, janë edhe këto materiale në audio e video që lehtësojnë mënyrën e të nxënit të nxënësve. Madje imazhet ndikojnë më mirë në të kuptuarin apo mbajtur mend të mësimeve.“School Me” është një program pilot që po zbatohet në shkolla 9 vjeçare ku të gjitha mësimet për të gjitha lëndët gjenden online nëpëmrjet kësaj faqeje.Dea Gjinoveci, ideatore e këtij program tha se janë pyetur dhe kanë bashkëpunuar mijëra mësues.Majfton një kompjetur, akses në internet dhe shkarkimi i programit “School Me” që mësuesit të gjenden në shpjegimin e tyre virtualisht edhe në shtëpi.Por edhe prindërit duhet të bashkëpunojnë në këtë rast ku fëmijët e tyre kanë nevojë për të njëjtën përkujdesje. Nuk ka ndarje të lëndëve, ekspertët kanë punuar që edhe zgjidhja e ushtrimeve të jetë online, po ashtu edhe shpjegimet mbi njerëzimin apo luftrat në histori.